Policia ka ndëshkuar personin me interes operacional S. B. nga Tivari, pasi gjatë kontrollit është konstatuar se nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.
Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, policia ka gjetur një detektor radari, pajisje e cila përdoret për zbulimin dhe pengimin e funksionimit të aparaturave për matjen e shpejtësisë së automjeteve.
Detektori është sekuestruar, ndërsa ndaj S. B. është paraqitur kallëzim për kundërvajtje.
“Nga i njëjti person është sekuestruar edhe automjeti i markës Mercedes, për verifikime të mëtejshme”, njoftoi Drejtoria e Policisë.

Post a Comment
0Comments