Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira të herëpashershme dhe intervale me diell. Gjatë mëngjesit, në luginat e veriut pritet të ketë mjegull.
Nga mesi i ditës, në disa zona do të ketë shi, rrebeshe dhe bubullima, ndërsa drejt fundit të ditës dhe gjatë mbrëmjes pritet përmirësim gradual i motit dhe kthjellime.
Era do të fryjë e dobët deri mesatare, me drejtim të ndryshueshëm, ndërsa herë pas here mund të ketë përforcime të përkohshme.
Temperatura maksimale ditore do të lëvizë nga 20 deri në 31 gradë Celsius.
Nesër rikthehen temperaturat verore
Të dielën, në pjesën jugore të vendit pritet kryesisht mot me diell, me vranësira të pakta deri mesatare në disa zona.
Në veri, gjatë orëve të mëngjesit do të ketë mjegull në lugina dhe vranësira të ulëta, ndërsa gjatë ditës priten periudha më të gjata me diell.
Gjatë pasdites, në disa zona, veçanërisht në zonat malore, zhvillimi i vranësirave mund të sjellë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima.
Era do të jetë e dobët deri mesatare, me drejtim të ndryshueshëm.
Temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 20 gradë, ndërsa maksimalet nga 21 deri në 32 gradë Celsius.
Moti në Podgoricë
Në Podgoricë pritet mot kryesisht me diell ose me vranësira të pakta deri mesatare.
Era do të fryjë e dobët deri mesatare, me drejtim të ndryshueshëm. Temperatura minimale do të arrijë deri në 20 gradë, ndërsa maksimalja gjatë ditës pritet të jetë rreth 32 gradë Celsius.

Post a Comment
0Comments