Sipërmarrësit nga Ulqini dhurojnë mobilie të reja për Spitalin e Përgjithshëm në Tivar

Ulqin Info
By -
0


 

Sipërmarrës nga Ulqini kanë kontribuar me një donacion për Spitalin e Përgjithshëm në Tivar, duke mundësuar rikonstruksionin dhe zëvendësimin e një pjese të mobilieve në disa njësi të këtij institucioni shëndetësor.


Nga spitali bënë të ditur se donacioni ka krijuar kushte më të mira pune dhe ka ndihmuar në përmirësimin e trajtimit të pacientëve në ambulancën e pranimit, shërbimin radiologjik dhe repartin e neurologjisë.


Drejtori i spitalit, dr. Mirosllav Kneževiq, falënderoi donatorët për mbështetjen, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin e biznesit.

Kjo është shtëpia jonë e përbashkët”, tha Kneževiq.


Ai paralajmëroi gjithashtu investime të reja në spital deri në fund të vitit, si dhe forcimin e stafit të këtij institucioni.


Kontribut nga disa kompani të Ulqinit



Sipas pronarit të Fabrikës së Mobilieve “Kurti”, Kabil Kurtit, donacioni u realizua me iniciativën e dr. Ardit Teljes dhe dr. Mirosllav Kneževiqit.


Përveç Kurtit, në këtë aksion kontribuuan edhe Kallaba Company, Llolla Company, Agris DOO, HVAC Solution, Cungu&Co, Rapex dhe Lamiga Group.


Sipërmarrësit ulqinakë thanë se ky nuk do të jetë kontributi i tyre i fundit për spitalin.


Nuk do të ndalemi me kaq”, u shprehën ata, duke shtuar: “Zot, vetëm shëndet!”

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)