Rrugët të rrëshqitshme dhe të rrezikshme gjat ditës së sotme

Ulqin Info
By -
0

 



Në Mal të Zi sot qarkullohet në rrugë të lagështa dhe të rrëshqitshme, ndaj drejtuesve të automjeteve u bëhet thirrje të kenë kujdes të shtuar dhe ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës. Kujdes i veçantë kërkohet edhe në segmentet ku po zhvillohen punime, njofton Auto Moto Lidhja e Malit të Zi (AMSCG).


Për shkak të punimeve në rikonstruksionin e urës së Đurđevića Tarës, në magjistralen M-6, në segmentin Pljevlja–Zhablak, lokaliteti Djurdjevica Tara, deri më 26 tetor 2026, në orën 12:00, është në fuqi ndalimi i plotë i qarkullimit për të gjitha llojet e automjeteve, si dhe për këmbësorët. Gjatë ndërprerjes, përdoruesit e rrugës mund të shfrytëzojnë rrugë alternative.


Në rrugën rajonale R-29 Tivar–ura e Kamenicës–Krute, ku po kryhen punime rikonstruksioni, qarkullimi ndërpritet për të gjitha automjetet nga ora 08:00 deri në 11:00 dhe nga 13:00 deri në 16:00.


Në të njëjtin drejtim, në zonën Makina Vucinica–Vojske në Dobre Vode, është vendosur gjithashtu ndalim i plotë i qarkullimit për shkak të punimeve në rrugë.


Deri në përfundimin e punimeve, qarkullimi për të gjitha automjetet do të jetë plotësisht i ndaluar nga 08:00 deri në 14:00 në rrugën rajonale R-17, segmenti Cevo–Ridjani, ku po kryhen punime për përshtatjen e rrugës.


Deri më 30 shtator 2026, në rrugën rajonale R-30 Petnjicë–Bioçë, në pjesën Bioçë–Ljeshnicë, qarkullimi ndërpritet plotësisht nga 08:00 deri në 12:00 dhe nga 13:00 deri në 17:00.


Po deri më 30 shtator, në rrugën rajonale R-3 Pljevlja–Dajevica Han, për shkak të punimeve në rikonstruksion, qarkullimi do të jetë i ndaluar plotësisht nga 09:30 deri në 12:30 dhe nga 14:30 deri në 17:30.


Në segmentin Petnjicë–Bioçë, për shkak të punimeve, është vendosur regjim i alternuar i qarkullimit në zonat ku zhvillohen punimet. Parashikohen edhe ndërprerje të përkohshme të trafikut, të cilat nuk mund të zgjasin më shumë se 60 minuta. Këto ndërprerje nuk mund të aplikohen gjatë ditëve të punës, nga e hëna deri të premten, në intervalet 07:00–09:00 dhe 12:00–14:00.


Kufizime në tunelin e Sozinës


Në tunelin e Sozinës, nga 15 shtatori 2026 deri më 15 qershor 2027, në periudhën nga 22:00 deri në 06:00, do të ketë ndryshim të regjimit të qarkullimit në mënyrë të alternuar, ndërsa në intervale të shkurtra mund të ketë edhe ndërprerje të plota.


Ndryshimet janë të nevojshme për realizimin e punimeve të planifikuara të mirëmbajtjes së rregullt të tunelit.


Ndalime për autobusë, kamperë dhe kamionë


Deri më 15 tetor 2026, çdo ditë nga ora 00:00 deri në 24:00, ndalohet qarkullimi i autobusëve të kategorive M2 dhe M3, përfshirë autobusët e lehtë dhe të rëndë, si dhe automjetet e posaçme për banim – kamperët, në këto segmente:


  • R-1, nga Krstaci, në kryqëzimin me R-25, në komunën e Cetinjës, deri në Trojicë–Kotor, në kryqëzimin me M-1, në komunën e Kotorrit, në drejtim nga Njegushi drejt Kotorrit;
  • R-25.1, segmenti Medjuvrshje–Lovcen, nga parkingu deri te Mauzoleu, në të dyja drejtimet.


Gjithashtu, deri më 15 tetor 2026, çdo ditë nga 07:00 deri në 24:00, ndalohet qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave me masë maksimale të lejuar mbi 7.5 tonë në pjesën e rrugës rajonale R-1 Kotor–Trojicë, nga kryqëzimi me M-1 në komunën e Kotorrit deri në Krstac, në kryqëzimin me R-25 në komunën e Cetinjës.


19 aksidente në 24 orët e fundit


Sipas të dhënave të AMSCG-së, gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi janë regjistruar 19 aksidente trafiku, ku 13 persona kanë pësuar lëndime të lehta.


Auto Moto Lidhja e Malit të Zi u ofron pjesëmarrësve në trafik ndihmë teknike në rrugët publike, përfshirë asistencën në rrugë, eliminimin e defekteve të vogla dhe tërheqjen falas të automjeteve deri te servisi i parë për të gjitha automjetet e regjistruara në Mal të Zi.


Qendra Informative dhe shërbimi i ndihmës në rrugë janë në dispozicion të qytetarëve 24 orë në ditë. Informacionet mund të merren në numrat 19807.

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)