Pacijentët përfundojnë në spital pas botoksit, dyshohet për preparat të falsifikuar

Ulqin Info
By -
0


 


Disa paciente janë trajtuar dhe shtruar në Qendrën Klinike të Malit të Zi (KCCG) pas aplikimit të toksinës botulinike. Nga ky institucion shëndetësor kanë bërë të ditur se ekziston dyshimi i bazuar se është përdorur preparat i pasigurt dhe i falsifikuar.


“Pas pranimit të pacienteve, të cilat u trajtuan dhe u shtruan në Qendrën Klinike të Malit të Zi për shkak të aplikimit të toksinës botulinike, është konstatuar dyshimi i bazuar për preparat të pasigurt dhe të falsifikuar, i deklaruar si Dysport”, njoftoi KCCG.


Nga Qendra Klinike u kanë bërë thirrje qytetarëve të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë përzgjedhjes së ofruesve të shërbimeve kozmetike apo shërbimeve të ngjashme.


KCCG rekomandon që këto shërbime të kryhen vetëm te subjektet e regjistruara dhe që operojnë ligjërisht, duke i kushtuar vëmendje të veçantë origjinës dhe vlefshmërisë së preparateve që përdoren.


Rasti është raportuar në Ministrinë e Shëndetësisë, Drejtorinë e Policisë, Institutin për Ilaçe dhe Pajisje Mjekësore të Malit të Zi, si dhe te Inspektorati Shëndetësor dhe Sanitar.

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)