Ulqin – Policia e Ulqinit ka paralajmëruar zbatimin e aksioneve të reja dhe kontrolleve të shtuara në komunikacion, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.
Sipas njoftimit të Policisë së Ulqinit, kontrollet do të fokusohen veçanërisht në përdorimin e rripit të sigurisë dhe parandalimin e tejkalimeve të shpejtësisë.
Për identifikimin nga ajri të tejkalimeve të rrezikshme në vijë të plotë dhe manovrave të ndaluara, policia do të përdorë edhe dronë për monitorimin e trafikut.
Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet shoferëve të rinj, duke kontrolluar respektimin e kufizimeve të shpejtësisë dhe përdorimin e rripit të sigurisë.
Nga Policia e Ulqinit bëjnë me dije se këto kontrolle intensive do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. Drejtuesit e automjeteve janë ftuar të respektojnë me rigorozitet rregullat e komunikacionit, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe pasojave të rënda në rrugë.

Post a Comment
0Comments