Parashikimi i motit për ditën e sotme në Mal të Zi

Ulqin Info
By -
0

 


Në Mal të Zi sot do të mbajë mot kryesisht me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik dhe Sizmologjik i Malit të Zi.


Në veri, gjatë mëngjesit nëpër lugina do të ketë mjegull, ndërsa gjatë pasdites në disa zona pritet zhvillim i dobët deri mesatar i vranësirave.


Era do të jetë e dobët deri mesatare, nga drejtimet veriore. Gjatë orëve të mëngjesit dhe natës, në jug të vendit, në disa zona era do të jetë mesatare deri e përforcuar.


Temperatura minimale e ajrit do të lëvizë nga 1 deri në 19 gradë, ndërsa temperatura maksimale ditore do të jetë nga 15 deri në 28 gradë Celsius.

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)