Në kufi ndalohet futja e 22 kilogramëve duhan

Ulqin Info
By -
0


Zyrtarët doganorë në pikën kufitare Vinjani Gornji në Kroaci kanë parandaluar më 28 shtator një tentativë për futjen e paligjshme të 22 kilogramëve duhan të prerë.


Duhani u zbulua gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti me targa kroate, të cilin e drejtonte një shtetas i Kroacisë.


Për rastin, ndaj drejtuesit të automjetit është paraqitur kallëzim penal në prokurorinë kompetente, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të tregtisë së paligjshme, në bazë të nenit 257, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Tags:

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)