Moti sot: Vranësira, reshje shiu në Ulqin

Ulqin Info
By -
0

 



Moti në Mal të Zi sot do të jetë kryesisht i vranët, ndërsa në pjesën më të madhe të vendit priten reshje shiu me ndërprerje, vende-vende shtrëngata shiu dhe bubullima.


Sipas Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji, në disa zona reshjet mund të jenë më të dendura. Në zonat malore të veriut, për një kohë të shkurtër nuk përjashtohet as shi i përzier me borë dhe borë.


Gjatë pasdites ose në fund të ditës, reshjet në pjesën jugore dhe qendrore të vendit pritet të dobësohen dhe gradualisht të pushojnë.


Era do të fryjë nga drejtimet veriore, kryesisht mesatare deri e përforcuar, ndërsa gjatë reshjeve në disa zona mund të ketë erëra të forta me goditje.


Temperatura minimale e mëngjesit do të lëvizë nga 4 deri në 17 gradë, ndërsa maksimalja ditore pritet të arrijë nga 8 deri në 23 gradë Celsius.

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)