Mot i ndryshueshëm sot në Mal të Zi, temperatura deri në 31 gradë

Ulqin Info
By -
0


 


Moti sot në Mal të Zi do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa në zonat jugore priten periudha më të gjata me diell, njofton Instituti i Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë.


Gjatë pasdites, në pjesën veriore të vendit priten lokalisht reshje shiu dhe rrebeshe të shoqëruara me bubullima. Në fund të ditës ose gjatë mbrëmjes, reshje të ngjashme mund të shfaqen edhe në disa zona të jugut.


Era do të fryjë nga veriu, fillimisht në zonat veriore, ndërsa gjatë pasdites dhe në fund të ditës do të forcohet edhe në pjesët e tjera të vendit, duke qenë mesatare deri e fortë.


Temperaturat minimale të mëngjesit do të lëvizin nga 7 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa maksimalet gjatë ditës do të jenë nga 18 deri në 31 gradë.

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)