Këto pjesë të Ulqinit do të mbesin të martën pa energji elektrike

Ulqin Info
By -
0


 

Kompania Elektrodistributive e Malit të Zi (CEDIS) ka njoftuar se disa pjesë të Ulqinit do të mbesin pa energji elektrike të martën, më 29 shtator 2026, për shkak të punimeve në rrjetin elektrik.


Ndërprerjet do të zhvillohen sipas këtij orari:


  • Nga ora 10:00 deri në 15:00 – një pjesë e lagjes Pinjesh, pranë xhamisë dhe varrezave.
  • Nga ora 08:30 deri në 14:30 – objektet në anën e djathtë të Adës, nga restoranti “Misko” deri te plazhi Ivana, si dhe pjesa e lagjes Pinjesh pranë hotelit “Freiburg”.


CEDIS u ka bërë thirrje konsumatorëve të prekur që të marrin parasysh oraret e ndërprerjeve gjatë organizimit të aktiviteteve të tyre të përditshme.

Tags:

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)