Çmimet e të gjitha llojeve të derivateve të naftës në Mal të Zi do të rriten nga mesnata, njoftoi Ministria e Energjisë dhe Minierave.
Rritjen më të madhe do ta ketë dizeli, i cili do të shtrenjtohet me 5 centë dhe nga nesër do të kushtojë 1,95 euro për litër.
Edhe benzina do të ketë rritje prej 2 centësh. Një litër eurosuper 98 do të kushtojë 1,78 euro, ndërsa eurosuper 95 do të shitet me 1,74 euro për litër.
Çmimi i vajit për ngrohje do të rritet me 9 centë, duke arritur në 2,07 euro për litër.
Sipas Ministrisë, çmimet e reja janë llogaritur në bazë të vendimit të Qeverisë për uljen e akcizave. Akciza për benzinën është ulur me 30 për qind, ndërsa për dizelin me 40 për qind.
Çmimet e reja do të jenë në fuqi nga 22 deri më 28 shtator.
Llogaritja e radhës e çmimeve do të bëhet më 28 shtator, ndërsa çmimet që do të vlejnë nga 29 shtatorido të publikohen pas përfundimit të kësaj procedure.

Post a Comment
0Comments