Në rrugët e Malit të Zi janë regjistruar 15 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit, ku katër persona kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa dy të tjerë janë lënduar më lehtë, raporton agjencia MINA.
Sipas të dhënave të Qendrës Operative-Komunikuese të Drejtorisë së Policisë, numri më i madh i aksidenteve është regjistruar në Podgoricë, me pesë raste.
Në Kotor dhe Budva janë shënuar nga tre aksidente, ndërsa në Danilovgrad janë regjistruar dy raste.
Nga një aksident është raportuar në Tivar dhe Herceg Novi.
Përveç aksidenteve, policia ka ndërmarrë masa edhe ndaj shkeljeve të rregullave të trafikut. Gjatë 24 orëve janë lëshuar 535 urdhërpagesa për gjoba, ndërsa janë paraqitur 67 kallëzime për kundërvajtje.
Po ashtu, policia ka konfiskuar përkohësisht gjashtë palë targa automjetesh.

Post a Comment
0Comments