Parashikimi i motit për ditën e sotme në Mal të Zi

Ulqin Info
By -
0


 


Në Mal të Zi sot do të mbajë mot kryesisht me diell, njofton Instituti i Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë.


Gjatë orëve të mëngjesit, në zonat më të ulëta të veriut të vendit, lokalisht mund të ketë mjegull ose vranësira të ulëta.


Gjatë ditës pritet mot me diell në të gjithë territorin e Malit të Zi.


Era do të jetë e dobët deri mesatare, kryesisht nga veriu dhe verilindja.


Temperatura minimale e ajrit do të lëvizë nga -1 deri në 17 gradë, ndërsa maksimalja ditore do të jetë nga 16 deri në 29 gradë Celsius.

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)