Ulqin: Nis rikonstruksioni i shëtitores nga hoteli “Albatros” deri te Kepi i Gjeranave, investim 1.8 milionë euro

Ulqin Info
By -
0


 


Në Ulqin ka nisur zyrtarisht realizimi i projektit për rikonstruksionin e shtegut për këmbësorë nga hoteli “Albatros” deri te Kepi i Gjeranave, në një gjatësi prej rreth dy kilometrash.


Vlera e investimit është 1.8 milionë euro.


Nga Komuna e Ulqinit kanë bërë të ditur se ka filluar realizimi i investimit kapital për shëtitoren Albatros–Kepi i Gjeranave, ndërsa komuna ka përfunduar të gjitha procedurat dhe detyrimet administrative të nevojshme për nisjen e projektit.


Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e të Mirave Detare, Mladen Mikijelj, ka falënderuar Komunën e Ulqinit për bashkëpunimin dhe për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për realizimin e projektit.


Sipas vlerësimeve të institucioneve, projekti pritet të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën në këtë pjesë të qytetit dhe të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e turizmit.


Rikonstruksioni i shëtitores pritet që zonën nga “Albatros” deri te Kepi i Gjeranave ta bëjë më tërheqëse dhe më të qasshme si për banorët e Ulqinit, ashtu edhe për vizitorët.

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)