Ulqin: Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona

Ulqin Info
By -
0

 


Ndërmarrja “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” në Ulqin ka njoftuar banorët e Millës, Krythës, Zenelajt dhe Kllezen Naltë se gjatë fundjavës do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.


Sipas njoftimit, ndërprerja është e lidhur me punimet që do të zhvillohen në burimin e ujit në Millë, nga ana e kompanisë “Jedinstvo” SH.A.


Furnizimi me ujë do të ndërpritet të shtunën dhe të dielën, më 26 dhe 27 shtator 2026, në intervalin kohor 08:00–19:00.


Nga ndërmarrja u rekomandohet banorëve që, në rast se vërejnë ndonjë ndryshim në cilësinë e ujit, të mos e përdorin për pije.

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)