Radarët automatikë në Bijelo Polje zbuluan 36 shkelje për tejkalim shpejtësie

Ulqin Info
By -
0

 



Policia rrugore në Bijelo Polje ka evidentuar 36 kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë gjatë dy ditëve të fundit, përmes kontrollit me radarë në mënyrë automatike.


Sipas njoftimit të policisë, deri tani janë dorëzuar 22 urdhërpagesa, ndërsa për 14 shkeljet e tjera, pronarëve të automjeteve do t’u dërgohen njoftime me qëllim identifikimin e personave që kanë qenë në timon.


Kontrollet janë kryer nga efektivët e policisë së trafikut të Departamentit të Sigurisë në Bijelo Polje, në kuadër të mbikëqyrjes së respektimit të kufizimeve të shpejtësisë në komunikacion.

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)