Mali i Zi do të ketë sot mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, ndërsa gjatë orëve të pasdites pritet shtim gradual i vranësirave.
Sipas Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji, në zonat veriore gjatë mëngjesit lokalisht mund të ketë mjegull ose vranësira të ulëta.
Nga pasditja dhe sidomos drejt fundit të ditës, vranësirat do të shtohen gradualisht, ndërsa në orët e vona të natës pritet shi në disa zona.
Era do të fryjë e dobët deri mesatare, me drejtim të ndryshueshëm.
Temperatura minimale e mëngjesit do të lëvizë nga -1 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet gjatë ditës pritet të arrijnë nga 16 deri në 26 gradë.

Post a Comment
0Comments