Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer gjat ditës së djeshme rreth orës 13:45 në Plazhin e Madh, ndërsa situata është rënduar nga era e fortë, e cila po favorizon përhapjen e flakëve.
Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në terren dhe po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.
Flakët kanë përfshirë edhe zonën e Cabo Beach, ku sipas informacioneve të mediave malazeze është djegur rreth gjysma e inventarit të plazhit.
Në mesin e dëmeve janë çadrat, shezlongët dhe pjesë të tjera të pajisjeve të plazhit. Megjithatë, restoranti në këtë hapësirë është shpëtuar nga zjarri.
Era e fortë po e vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve, ndërsa ekipet në terren po vazhdojnë përpjekjet për të vënë situatën nën kontroll.





Post a Comment
0Comments