Në rrugëtimin drejt BE-së, reformimi i Ligjit për të Mirat Detare është domosdoshmëri për drejtësi, barazi dhe zhvillim të qëndrueshëm të gjashtë komunave bregdetare, veçanërisht të Ulqinit dhe Tivatit.
Kjo nismë po merr mbështetje gjithnjë e më të gjerë, duke u shndërruar në një kërkesë legjitime për respektimin e të drejtave të komuniteteve dhe fuqizimin e vetëqeverisjes lokale.
Nuk mund të ndërtojmë një Mal të Zi evropian me ligje që cenojnë parimet e decentralizimit dhe demokracisë lokale!
Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe solidaritetin. Së bashku për një Mal të Zi më të drejtë, më demokratik dhe më evropian!

Post a Comment
0Comments