Motociklisti u kap me 166 km/h

Ulqin Info
By -
0

 


Policia e trafikut në Tivar ka ndaluar dhe arrestuar sot motociklistin I. B. nga Podgorica, i cili po drejtonte motoçikletën me shpejtësi mbi kufirin e lejuar, njoftoi Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.


Sipas policisë, motociklisti po lëvizte me 166 kilometra në orë, ndërsa në motoçikletë ndodhej edhe një pasagjer.


Nga Drejtoria e Policisë kanë bërë të ditur se I. B. do të sillet sot para gjyqtarit për kundërvajtje në Tivar.

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)