Policia në Rozhajë ka paraqitur kallëzim penal ndaj I.M., person i evidentuar nga autoritetet policore, nën dyshimin se ka ndërtuar një objekt pa lejen dhe dokumentacionin e nevojshëm, njoftoi Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari dyshohet se ka ndërtuar një objekt në zonën e Zelenit, pranë Rozhajës, në kundërshtim me rregullat ligjore për planifikimin hapësinor dhe ndërtimin e objekteve.
“Dyshohet se I.M. ka ndërtuar një objekt në vendin e quajtur Zeleni, pranë Rozhajës, pa paraqitur njoftimin për fillimin e ndërtimit dhe pa siguruar dokumentacionin e nevojshëm, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Autoritetet bëjnë të ditur se, pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga policia kriminalistike në bashkëpunim me inspektoratin e ndërtimit, janë përgatitur raportet përkatëse të mbikëqyrjes inspektuese.
Për të gjitha rrethanat e rastit është informuar prokurori shtetëror në Prokurorinë Themelore në Rozhajë.
Sipas policisë, prokurori ka urdhëruar paraqitjen e kallëzimit penal ndaj I.M. për dyshimin e kryerjes së veprës penale të ndërtimit të paligjshëm të objektit.
Rasti do të trajtohet nga organet kompetente në përputhje me procedurat ligjore.

Post a Comment
0Comments