Policia në Ulqin ka sekuestruar përkohësisht një automjet të markës Mercedes SL 500 Coupé, në pronësi të M.R. nga ky qytet, për kryerjen e verifikimeve të mëtejshme.
Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Policisë së Malit të Zi përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social X.
Sipas policisë, zyrtarët e Departamentit të Sigurisë në Ulqin kanë ndaluar dhe kontrolluar M.R., person i evidentuar nga autoritetet si me interes operacional për policinë.
Gjatë kontrollit është konstatuar se ai drejtonte automjetin me leje drejtimi të skaduar. Për këtë shkelje, ndaj tij janë ndërmarrë masat përkatëse ligjore.
Ndërkohë, automjeti Mercedes SL 500 Coupé është marrë përkohësisht nga autoritetet policore, me qëllim kryerjen e verifikimeve të mëtejshme.
Policia nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me arsyet e tjera të mundshme të sekuestrimit të automjetit.

Post a Comment
0Comments