Zjarrfikësit e Tivatit kanë ndërhyrë mbrëmjen e kaluar, rreth orës 21:00, në zonën e Zhupës, pranë tregut të kamionëve, ku një veturë e braktisur është përfshirë nga flakët.
Sipas njoftimit të Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Tivat, në vendngjarje është dërguar një automjet zjarrfikës me tre pjesëtarë të ekipit.
Falë ndërhyrjes së shpejtë, zjarri është shuar brenda një kohe të shkurtër, bëhet e ditur në njoftimin e publikuar në Facebook.
Autoritetet kanë bërë të ditur se shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka shpërthyer zjarri do të përcaktohen nga organet kompetente.
Deri më tani nuk janë raportuar të dhëna të tjera lidhur me këtë incident.

Post a Comment
0Comments