Tragjedi: Dhjetë persona humbin jetën nga zjarri në një resort

Ulqin Info
By -
0

 


Të paktën 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa katër të tjerë janë lënduar nga një zjarr që përfshiu një resort turistik në juglindje të Bangladeshit.


Zjarri shpërtheu në një resort në zonën Inani, në distriktin Koks Bazar, një destinacion i njohur për turistët vendas, bëri të ditur një zyrtar i shërbimit zjarrfikës dhe mbrojtjes civile të rajonit.


Resorti ndodhet pranë Gjirit të Bengalit.


Flakët u përhapën me shpejtësi


Zjarri shpërtheu në orët e mëngjesit dhe u përhap me shpejtësi në të gjithë resortin, i cili ishte ndërtuar kryesisht prej druri.


Sipas zyrtarit, në mesin e viktimave kishte edhe fëmijë. Ai nuk dha detaje të tjera lidhur me identitetin e viktimave apo rrethanat e ngjarjes.


Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, ndërsa pritet që autoritetet të hetojnë rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

Tags:

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)