Në jug dhe në pjesën qendrore të Malit të Zi sot do të mbajë mot kryesisht me diell, njofton Instituti i Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë.
Në veri të vendit pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, ndërsa gjatë mëngjesit në disa lugina mund të ketë mjegull.
Era do të jetë e dobët deri mesatare, me drejtim të ndryshueshëm. Gjatë mëngjesit, në disa zona, era veriore do të fryjë mesatare deri e përforcuar.
Temperatura minimale e ajrit do të lëvizë nga -3 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalja ditore pritet të arrijë nga 9 deri në 21 gradë Celsius.

Post a Comment
0Comments