Shtetasja maqedonase dënohet me 45 ditë burg për vrasjen e një qeni në Ulqin

Ulqin Info
By -
0

 




Gjykata Themelore në Ulqin ka dhënë aktgjykimin me të cilin Saška Stojanovska (43) nga Shkupi është shpallur fajtore për veprën penale të vrasjes dhe torturimit të kafshëve si dhe shkatërrimit të habitatit të tyre, duke e dënuar atë me 45 ditë burgim.


Gjegjësisht, siç thuhet në aktgjykim, më 24 korrik rreth orës 15:00, në Ulqin, në bulevardin Teuta, në lagjen Fusha e Ulqinit, në afërsi të hotelit Hoti, e pandehura duke drejtuar automjetin e markës Mercedes, ka kaluar të paktën dy herë sipër një qeni të racës Sharrplaninës, pronë e të dëmtuarit, si pasojë e së cilës qeni mori lëndime nga të cilat ngordhi.


“Gjatë përcaktimit të masës së dënimit, gjykata vlerësoi të gjitha rrethanat me rëndësi për lartësinë e tij, prandaj si rrethana lehtësuese në anën e të pandehurës vlerësoi rrethanat e saj familjare, faktin se është nënë e dy fëmijëve, njëri prej të cilëve i mitur, faktin që nuk ka qenë e dënuar më parë, si dhe përgjegjshmërinë e saj ndjeshëm të zvogëluar në kohën e kryerjes së veprës penale, të konstatuar në bazë të gjetjeve dhe mendimit të ekspertit mjekësor nga fusha e psikiatrisë. Gjykata nuk gjeti rrethana rënduese. 


Duke pasur parasysh rrethanat e theksuara, personalitetin e të pandehurës dhe peshën e veprës penale të kryer, gjykata konstatoi se dënimi i shqiptuar është adekuat me peshën e veprës së kryer dhe me të pandehurën si kryerëse, dhe se me të do të arrihet qëllimi i ndëshkimit i paraparë me Kodin Penal të Malit të Zi”, thekson gjykata.


Gjykata në të njëjtën kohë vlerësoi se dënimi i shqiptuar duhet të kontribuojë në parandalimin e sjelljeve të ardhshme të kundërligjshme, por edhe të shprehë një dënim të qartë shoqëror ndaj çdo forme të torturimit dhe vrasjes së kafshëve.


Të pandehurës në dënimin e shqiptuar do t'i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, duke filluar nga data 24 korrik 2026 në orën 20:30.

Tags:

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)