Lojtarët e vaterpolit të Primorcit e kanë mbyllur turnirin përkujtimor “Vlaho Bato Orlić”, i cili u zhvillua në Beograd, në vendin e tretë.
Kotorasit, në ndeshjen e fundit që vendoste për vendin e dytë, u mposhtën nga Vuljagmeni me rezultatin 14:12.
Më i efikasi te Primorci ishte Balsha Vuçkoviq (Balša Vučković) me pesë gola.
Primorci në nisje të turnirit mposhti Kazakistanin, ishte më i mirë edhe se Partizani, ndërsa humbi nga Novi Beogradi, i cili edhe e fitoi turnirin.

Post a Comment
0Comments