Benfika i dha leksion Milanit, Dinamo barazoi, Leverkuzeni mposhti Celjen

Ulqin Info
By -
0

 



Liga e Evropës nisi me nëntë ndeshje në raundin e parë, ndërsa mbrëmja e parë solli disa përballje interesante dhe rezultate të rëndësishme.


Në duelin kryesor të mbrëmjes, të zhvilluar në mitikun “San Siro”, Benfika triumfoi ndaj Milanit me rezultat 0:2. Përballja mes dy ish-kampionëve të Evropës i takoi skuadrës portugeze, e cila zhvilloi një ndeshje të disiplinuar dhe shfrytëzoi në maksimum rastet e krijuara.


Lukebakio zhbllokoi rezultatin në minutën e 16-të, ndërsa Kaminski dyfishoi epërsinë në minutën e 53-të. Milani pati më shumë iniciativë në pjesë të lojës dhe krijoi disa mundësi, por vendasit nuk arritën t’i konkretizonin.


Dinamo Zagrebi u ndal në një barazim pa gola, 0:0, ndaj Hapoel Ber Shevës në ndeshjen e zhvilluar në Bukuresht.


Ndërkohë, Bajer Leverkuzeni konfirmoi rolin e favoritit dhe mposhti Celjen me rezultat 2:0 para tifozëve të tij.


Në Pire, Olimpiakosi arriti të përmbysë rezultatin dhe fitoi 2:1 ndaj Jagjelonisë. Golin e fitores për skuadrën greke e shënoi Roman Jaremçuk në minutën e 84-t.


Fitore minimale regjistroi edhe Sanderlendi, që me golin e Le Fesë nga pika e bardhë mposhti AZ Alkmarinme rezultat 1:0.


Në Bruksel, Lioni triumfoi ndaj Anderlehtit me 2:1, ndërsa surprizën e mbrëmjes e realizoi Omonia. Skuadra qipriote mposhti Celtën me rezultat 1:0, falë golit të mbrojtësit slloven Jure Balkovec në minutën e 88-të.


Sparta e Pragës ishte bindëse në transfertë ndaj Ararat Armenisë, duke fituar me rezultat të thellë 1:4.


Ndeshja mes Shturmit dhe Renit përfundoi pa gola, 0:0.


Rezultatet e raundit të parë


  • Ararat Armenia – Sparta Pragë 1:4

    (Valdez 55’ – Gudal 20’, 22’, Merkado 53’, Vidra 71’)

  • Omonia – Celtë 1:0

    (Balkovec 88’)

  • Milan – Benfika 0:2

    (Lukebakio 16’, Kaminski 53’)

  • Anderleht – Lion 1:2

    (Cvetkoviç 61’ – Narti 8’, Nakamura 22’)

  • Bajer Leverkuzen – Celje 2:0

    (Sešlar 15’ autogol, Medina 74’)

  • Olimpiakos – Jagjelonia 2:1

    (Gonzales 43’, Jaremçuk 84’ – Smit 20’)

  • Shturm – Ren 0:0
  • Sanderlend – AZ Alkmar 1:0

    (Le Fe 66’ pen.)

  • Hapoel Ber Sheva – Dinamo Zagreb 0:0


Ndeshjet e radhës


E enjte, ora 18:45:

Levski – Salzburg

OFI Kretë – Hofenhajm


Ora 21:00:

Beshiktash – Marsejë

Selltik – Ferencvarosh

Kristal Palas – Leh

Juventus – NEC

Lilestrem – Torense

Real Sociedad – Bornmut

Plzen – Union Saint-Gilloise

Tags:

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)