Rëra e Ulqinit për stadiumin në Kollashin

Ulqin Info
By -
0

 




Komuna e Kollashinit do të përfitojë 1.500 metra kub rërë të depozituar nga derdhja e lumit Buna, e cila do të shfrytëzohet për nevojat e ndërtimit të stadiumit në atë qytet.


Kjo sasi rëre do t'i jepet komunës së Kollashinit pa pagesë, ndërsa vlera e vlerësuar e një metri kub rërë është 36.38 euro.


Në informacionin që Qeveria miratoi të enjten, theksohet se Drejtorisë për Pronën Shtetërore iu drejtua më 12 gusht Komuna e Kollashinit me kërkesë për miratimin e marrjes së afërsisht 1.500 m³ material – zhavorr/milte nga lokacioni në territorin e komunës së Ulqinit (nga derdhja e lumit Buna), për nevojat e ndërtimit të stadiumit.


– Në kërkesë theksohet se Komunës së Kollashinit, për ndërtimin e stadiumit të lartpërmendur, i nevojitet material i tillë cilësor si shtresë bazë – shtresë tamponi, e cila vendoset para barit (humusit), dhe se një material i tillë nuk mund të sigurohet diku tjetër – u konstatua në informacionin e Drejtorisë për Pronën Shtetërore.


Rëra ndodhet në Shtoj të Sipërm në Ulqin, dhe sipas elaborateve të organizatës gjeodezike të licencuar "Ekvidistanca" nga Tivari, nga fundi i dhjetorit 2021, sasia e përgjithshme e rërës arrin në 107.414,85 metra kub. 


Drejtoria për Pronën Shtetërore kishte angazhuar më parë një vlerësues të pavarur për të vlerësuar vlerën e rërës në fjalë për metër kub (m³), me qëllim të caktimit të saj Komunës së Tivarit dhe Shoqatës së Futbollit të Malit të Zi për nevojat e ndërtimit të fushave të futbollit.


– Lidhur me këtë, në përputhje me Vlerësimin e lartpërmendur të vlerës së rërës së depozituar nga derdhja e lumit Buna me numër 02-012/25-1837, dorëzuar Drejtorisë për Pronën Shtetërore më 14 shkurt 2025, vlera e vlerësuar e rërës në fjalë ishte 36.38 euro për metër kub (m³), vlerësim i cili është relevant për t'u zbatuar edhe gjatë lidhjes së kësaj kontrate – u konstatua në informacion.

Tags:

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)