Abazoviç paralajmëron paketën ekonomike “Standard më i mirë”: Zgjidhjet për qytetarët duhen tani, e jo para zgjedhjeve

Ulqin Info
By -
0

 


Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç, ka deklaruar se qytetarët po ballafaqohen çdo ditë me rritje të ndjeshme të shpenzimeve të jetesës, ndërkohë që fuqia blerëse e pagave po zvogëlohet. Ai theksoi domosdoshmërinë e ndërmarrjes së menjëhershme të masave për përmirësimin e standardit të jetesës, pa pritur periudhën zgjedhore.


Për këtë qëllim, Abazoviç bëri të ditur se ditën e nesërme do t'i paraqesë Kryesisë dhe Këshillit Qendror të lëvizjes miratimin e paketës ekonomike të quajtur “Standard më i mirë”.


Sipas tij, kjo nismë synon të mbështesë shtresa të ndryshme shoqërore, duke përfshirë të punësuarit, pensionistët, studentët, fëmijët në mbarë Malin e Zi, si dhe qytetarët në përgjithësi.


Duke vënë në dukje se ka ardhur koha për veprime konkrete e jo për premtime boshe, kreu i lëvizjes URA bëri të njohur se paketa do të prezentohet në disa qytete anembanë vendit. Qëllimi është dëgjimi i sugjerimeve të qytetarëve për të arritur një ndikim real drejt një shteti më të organizuar, më të begatë dhe me dinjitet më të lartë për jetesë.


Në përmbyllje, Abazoviç u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mbështesin këtë nismë, me qëllim që përmes një qasjeje serioze dhe shtetërore të kontribuohet në ngritjen e mirëqenies së popullsisë.

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)