Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Malit të Zi ka njoftuar se sot ka nisur pagesa e pensioneve për muajin gusht.
Sipas të dhënave të publikuara, pensioni mesatar për muajin gusht është 561.34 euro.
Për pagesën e të gjitha të drejtave që burojnë nga sigurimi pensional dhe invalidor për muajin gusht, janë të nevojshme gjithsej 69.16 milionë euro.
Krahasuar me muajin paraprak, pensioni mesatar ka shënuar një rënie të lehtë. Në korrik, pensioni mesatar ishte 562.03 euro, ose rreth 69 cent më shumë se shuma mesatare e muajit gusht.
Pagesa e pensioneve ka nisur sipas afatit të përcaktuar nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor.

Post a Comment
0Comments